Çmimet e paketave turistike brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të menjëhershme javët e fundit duke shënuar një rekord të ri në krahasim me vitet e fundit.
Specialist e fushës thonë se bizneset po përpiqen të kompensojnë humbjet e pandemisë, por ky nivel çmimesh ka stepur jo vetëm pushuesit vendas po edhe të huajt. Vende si Turqia e Greqia kanë rritur ndjeshëm çmimet, si pasojë e rritjes së kërkesave me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Çmimet e paketave turistike në Shqipëri po pësojnë rritje në krahasim me fillimin e sezonit por edhe vitet e fundit.
Specialist i turizmit Ferjot Ozuni, thotë se operatorët turistikë po stepin turistët e huaj ,me çmimet e kripura.
”Deri dje apo deri në 2019 paguaje 1000 euro në Greqi e Shqipëri për një hotel, çift, sot kjo shifër është rritur me 50 %. Kjo gjë e ka penalizuar turizmin në vendin, sepse turistët e huaj mendonin se ishte një vend që kushtonte më pak, por tashmë nuk e kanë këtë imazh.”
Sipas specialistëve të fushës duket se bizneset po tentojnë të kompensojnë shpejt humbjet e pësuara gjatë pandemisë dhe kjo mund të ndikojë në rënien e numrit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të pushuar.
”Kjo strategji e bizneseve dhe hoteleve shqiptare mund të kthehet në një bumerangë duke krijuar imazhin se është shtrenjtë se mund të stepen turistët.”
Edhe vende si Turqia e Greqia kanë rritur ndjeshëm çmimet javët e fundit ndërkohë që specialisti thotë se kjo vjen si pasojë e rritjes së kërkesave.
Megjithatë kjo nuk ka penguar vizitorët e këtyre vendeve drejt këtyre vendeve.
Shumë prej tyre kanë familjarë atje, të cilët mund t`u heqin barrën e disa prej shpenzimeve.
”Për shkak të lidhjeve që kemi me Greqinë dhe mund të na shkurtojnë shpenzimet, kjo e bën Greqinë dhe Turqinë vende të preferuara.”
Sipas statistikave të huajt që vijnë në Shqipëri janë kryesisht nga Amerika, Çekia, Polonia, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor etj.