Policia ka arrestuar një person në Kamenicë, pasi i njëjti dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.