Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike nga dega e PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu.
Aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies.
Dritë pastë shpirti i saj?