Një javë pas vërshimeve që goditën Evropën Perëndimore, që shkaktoi dëme të mëdha sidomos në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, autoritetet gjermane kanë bërë të ditur të enjten se kanë frikë që 158 personat që ende llogariten të zhdukur nuk do të gjenden.
Numri i të vdekurve si pasojë e vërshimeve ka shkuar në të paktën 205 persona në të gjithë kontinentin ndërkohë që, vetëm Belgjika numëron 32 viktima dhe 18 të zhdukur.
Në Gjermani, vendi ky më i goditur, qytete të tëra u përmbytën nga uji, ndërsa linjat e trenave dhe rrugët u morën nga përmbytjet, duke marrë të paktën 173 jetë.
Organizata federale e Gjermanisë për ndihmë nga katastrofat ka thënë se vështirë se do të ketë më ndonjë të shpëtuar.