Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ASHNA, ka njoftuar që janë të planifikuara gjithsejt 130 operime të fluturakeve në ASHNA, operime këto të cilat realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, thuhet në komunikatë.
Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale.
“Në këtë sezon pushimesh verore, i urojmë bashkatdhetarëve dhe gjithë pasagjerëve tjerë, pushime verore të këndshme dhe i ftojmë t’i qëndrojnë besnikë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Kosovë. ASHNA me personelin e saj të specializuar, të prirë nga UD Drejtori i ASHNA-së z. Valmir Hylenaj, mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime të sigurta dhe pa vonesa për gjithë pasagjerët që shfrytëzojnë ANP “Adem Jashari”, thuhet në komunikatë.