Fjala është për njërin nga biznesmenët më të fuqishëm në Kosovë, Behar Shahini i cili tani e disa vite së bashku me familjen e tij kanë kompaninë gjigante të mobilieve me seli në vendin tonë dhe Zvicër, ‘Palma’.
Shahini i është bashkuar Flamur Bunjakut dhe Valon Murselit te njëri nga klubet më të mira në vend, FC Drita.
Por edhe para se të futet si aksionar te Drita, Shahini ka dhënë kontribut të madh në ngritjen e futbollit.
Valon Murseli dhe Behar Shahini
Biznesmeni gjilanas gjithmonë i ka ndihmuar klubet e Anamoravës (Gjilan, Viti e Kamenicë), sa herë që ato kanë pasur nevojë.
Ai njihet si një adhurues i madh i futbollit, pasi thuajse çdo javë ka qenë i pranishëm në tribunat e stadiumit të qytetit në Gjilan, kur kanë zhvilluar ndeshje FC Drita dhe SC Gjilani.
E falë dashurisë së madhe që ka për sportin më të bukur në botë futbollin, Shahini ka vendosur që të investojë në njërën nga skuadrat më të suksesshme kosovare, FC Dritën.
Përveç që ka kontribuar në ndihmë të klubeve të Anamoravës, Behar Shahini ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të madh edhe në afrimin e lojtarëve nga Diaspora për Përfaqësuesen e Kosovës.
Behari së bashku me vëllanë e tij tanimë të ndjerë Zekirja Shahinin kanë dhënë kontribut të madh në afrimin e lojtarëve te të gjitha grupmoshat e Kosovës.
Dy vëllezërit Shahini kanë qenë njerëzit kyç për afrimin e portierit Arijanet Muric te Dardanët, por edhe të shumë futbollistëve të tjerë.
I ndjeri Zekirija Shahini (majtas) dhe Behar Shahini në stadiumin e RB Leipzig
Përveç që shikon thuajse çdo ndeshje në Anamoravë në futbollin kosovar, Behar Shahini është afër Përfaqësueses së Kosovës kudo që luajnë Dardanët, në Prishtinë ose jashtë vendit.
Shahini bëhet ndër të rrallët donatorë në futbollin kosovarë që përveç se është një biznesmen i suksesshëm e njeh mjaftë mirë dhe e dashuron futbollin. /Gazeta Olle/