Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të shpallë ditë zie, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”.
Kupina tha se për ditën se kur do të shpallet ditë zie do të ketë njoftim shtesë.
“Për ditën e saktë do të njoftoheni së shpejti”, tha ai shkurt për Reporteri.net.
Ndryshe, aksidenti që ndodhi sot nga një autobus me mërgimtarë, ishte me fatalitet për 10 persona, gjersa dhjetëra të tjerë morën lëndime të rënda.