Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.
Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi.
Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.
Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.
Pavarësisht rezultatit në finale, 28-vjeçarja kosovare e ka të garantuar medaljen e argjendtë.