Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.Nga ky institut kanë thënë se me vaksinë qytetarët mbrojnë vetën, familjen e të afërmit.“Qytetarë të dashur! Vaksinohuni! Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19”, kanë shkruar nga IKSHPK në rrjetin social Facebook.Nga ky institut kanë thënë dje se me vaksinim do të kalojmë valën e re të COVID-19 nga varianti Delta me më pak të sëmurë e me më pak viktima.“Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë. Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”, kanë shkruar dje nga IKSHPK.
IKSHPK me apel për qytetarët që të vaksinohen
Ndani këtë artikull