Qytetarët e Gjilanit thonë se ndërtimet e investitorit “Jaha Group”, kanë filluar të rrezikojnë jetën e tyre. Rrënimet përskaj shtëpiave, për të hapur themelet e kësaj ndërtese, rrezikojnë shembjen e objekteve, sidomos tani pas vërshimeve të fundit.Banori Afrim Lipovica, thotë se ai nuk po ndihet i sigurt as në shtëpinë e tij, ndërsa e rrezikuar se mund të i rrëzohet shtëpia ku banon shprehet edhe qytetarja Vina Ristiq.“Si familjar nuk ndihem i sigurt në shtëpinë time, ka tri vite që nuk kamë qenë, jetoj jashtë shtetit. Këtë vit erdha në pushim, të shohë anëtarët e familjes, kalon pushimi me frik, kalon pushimi nëpër polici tu dhanë deklarata, nëpër prokurori, por masë, në lidhje me problemin tem nuk ndërmerr askush.”, ka thënë Lipovica“Po, po shumë të rrezikume. Edhe shiu tash qe u kon, vallahi tu flejt jo se shpija është e ndërtuar ne 92. Themeli nuk është i shpijes, 3 kateshe është edhe dheu mundet me leshu e shpija me shku”, ka thënë Ristiq për “Betimi për Drejtësi”.Se askush nuk po merret me ankesat e këtyre banorëve, ankohet edhe Bekim Nallbani, i cili thotë se banorët asnjëherë nuk janë pajtuar me këtë ndërtim.“Kemi ba ankesa, kemi ba ankesa gjithkund, dmth kemi ba edhe ekspertizën që shembull nuk i plotëson kushtet e ndërtimit.”, është shprehur Nallbani.Lidhur me këtë ndërtim, investitori “Jaha Group” janë të pajisur me leje ndërtimi.
Këtë të fundit, banorët e kanë kontestuar në Gjykatë, përmes padisë.Pas vërshimeve të fundit, banori Bekim Nallbani thotë se kanë ftuar Inspektorët e Gjilanit dhe Policinë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen në teren. Sidoqoftë, nëse rrezikohet familja e tij, ai thotë këtë nuk mund ta kompensoj askush.“Mirëpo këtu drejtoria e inspektoriat ka dalë, ka thanë që ky i plotëson, dmth e merr përgjegjësinë që çdo send çka do që të ndodhi këtu unë i kompensoj, fakt ky po kompenson, unë e harrova shpinë, po na jetojmë aty, po qysh ma kompozon një njeri? Zot mos e ban me ndodh aty, një gërvishtje një fëmijë, na flemë aty, ndodh natën shembja, na mbyt krejtve aty. Qysh mi kthen qata persona.”, thotë Nallbani.Banorët për “Betimi për Drejtësi” thonë se në vendin ku po ndërtohet objekti, për shkak të rrugëve të ngushta është e pamundur që të kenë qasje automjetet me përparësi kalimi, siç janë zjarrfikësit. Megjithatë, përmes një vendimi të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, del se investitori “Jaha Group” ka marrë pëlqimin për masat e parapara për mbrojtje nga zjarri.Sipas përgjigjes së AME-së për “Betimi për Drejtësi”, është thënë se ata kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe se për këtë pëlqim të lëshuar nga ta kanë kërkuar informata edhe organet e hetuesisë. Lidhur me proceduar për lëshimin e kësaj leje, “Betimi për Drjetësi”, ka kërkuar informata edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit e kompanisë “Jaha Group”, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.“Betimi për Drejtësi” mëson se në lidhje me lëshimin e lejes për kompaninë “Jaha Group” e po ashtu për rrezikun nga shembja e dheut pas vërshimeve të shiut, Prokuroria Themelore në Gjilan është duke ndërmarrë veprime hetimore, për të cilat ata nuk janë përgjigjur zyrtarisht.