Cili eshte fruti me i mire per zemren?
Mollet
Mollet jane nje burim i shkelqyer i vitamins C, kuercitines, pektines, dhe fitosteroleve. Studimet klinike jane te pakta gjithsesi, dhe me rezultate konfliktuale. Ne 2 studime te vogla ne persona te shendetshem dhe ne gra pas menopauze, konsumi i molleve te thara pati ndikim pozitiv ne uljen e kolesterolit dhe te tregueseve inflamator si CRP (C reactive protein). Studime me kohezgjatje me te shkurter, nuk kane arritur te tregojne ndonje efekt te dobishem ne persona me hiperkolesterolemi, pavaresisht permbajtjes se tyre ne polifenole. Edhe pse “nje molle ne dite, doktorin e mban larg”, kjo mund te jete per shkak te zevendesimt te ushqimeve te pashendetshme me to. Eshte e nevojshme te kryhen me shume studime shkencore per te percaktuar efektet unike te molleve ne shendetin e eneve te gjakut dhe zemres.
Shalqiu
Shalqiu, shpesh mendohet si nje ushqim i varfer qe hidraton dhe ofron fibra bimore, por potenciali i tij eshte shume me i madh se kaq. Te ky frut, permbahen antioksidantet likopen & lutein, si dhe aminoacidi L-citruline, i cili eshte nje paraardhes i L-argjinines dhe kjo e fundit nevojitet ne prodhimin e oksidit nitrik, nje molecule e cmuar per clirimin e eneve te gjakut. L-citrulinane vecanti, ka demonstruar permiresim te funksionit te ventrikulit te majte. Deri me tani, studimet mbi efektet e shalqiut ne shendetin kardiovaskular jane te pakta, por te rendesishme, pasi duket nje efekt i qarte i dobishem ne tensionin arterial dhe ne cilesine e mureve te brendshme te eneve te gjakut.
Sheget
Studimet kane treguar se konsumi i nje sasie modeste te lengut te sheges (60 – 120ml/dite), ka efekte shume te dobishme per shendetin kardiovaskular, si ulje te presionit te gjakut, ulje te oksidimit te kolesterolit te keq LDL, ulje te kolesterolit, rritje te perfuzionit arterial koronar dhe ndoshta reduktim te trashesise se shtresave (intima media thicknes – IMT) se karotides.
Pas konsumit 1-vjecar te lengut te sheges, presioni i gjakut u ul me 12%, oksidimi i kolesterolit LDL u ul me 90% ndersa IMT e karotides u reduktua me 30%, ndersa aktiviteti i enzimes “paraoxonase -1” (PON-1), e cila asiston ne mbrojtjen e kolesterolit nga oksidimi, u rrit me 83%.
Rrushi i kuq
Rrushi i kuq eshte i pasur ne resveratrol, nje polifenol e cila ka rezultuar nga studime te kryera ne kafshe, nje mbrojtes i fuqishem i shtreses se brendshme te eneve te gjakut. Edhe studimet ne njerez kane evidentuar efekte kardioprotektive te resveratrolit.