Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë arrestuar në flagrancë 72-vjeçarin Panajot Janaqi, banues në fshatin Këllëz për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një një sherri në familje.
Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën” sipas policisë.