Nuk ka vonuar reagimi i trajnerit Ismet Munishi, pas aventurës së rivalëve lokal, Dritës në Conference League.
Derisa javën e kaluar ishte duke shikuar tenis, kësaj radhe trajneri i Gjilanit ka ironizuar në një tjetër mënyrë, shkruan Gazeta Olle.
Ai ka postuar një foto nga viti i largët 1996, në “Amsterdam Arena”, me mbishkrimin: “Ne vitin 96 ne Asterdam arena. Ne ni ndeshje volleybolli”.
Ishte kjo ndeshje në të cilën skuadra e Munishit, Maribori u demolua nga gjiganti holandez, Ajax me rezultat të thellë 9-1.
Përballja mes dy klubeve ishte e vlefshme për rrethin e eliminimit direkt ne Kupën UEFA.
Përkundër barazimit prej 1-1 në ndeshjen e parë, ndeshja e kthimit u mbyll me spektakël nga holandezët, duke fituar 9-1.
Kjo humbje ishte më e thella në historinë e gjigantit slloven.
Munishi kaloi dy vite te Maribori, nga 1996 deri më 1998.
Ai ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, ku ka luajtur për skuadra si Sekerspor, Mura 05, Olimpija Ljubljana, Maccabi Herzilya, Korotan, Kocaelispor, Smartno, Vorskla Poltava e Tobol Kostanay.
Gjithsesi me deklaratat dhe ironitë e tij, Munishi po e bën edhe më interesant derbin e qytetit në Gjilan, ende pa nisur sezoni i ri.