Një pushues nga Kosova ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit.
Mësohet se 68-vjeçari I.Th., ka qenë duke pushuar në plazhin e Shëngjinit, ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
68-vjeçari është dërguar menjëherë në spitali, por nuk ka mundur të shpëtojë. Ndërkaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes