Punëtorët e mirëmbajtjes së hapësirave publike në Gjilan janë befasuar mëngjesin e të dielës.
Atyre iu është përgatitur një tryezë me ushqim, nga një grup vullnetarësh si shenj falënderimi për punën që bëjnë.
Ndërsa, me mjetet e tyre të zakonshme të punës, ishin vullnetarët që punuan për afro një orë duke pastruar rrugët e qytetit në Gjilan.
Në fund, punëtorët falënderuan organizatorët për befasinë e bërë.