Kandidati i Vetëvendosjes për asamblist në Komunën e Prishtinës, Petrit Reçica, ka thënë se po i bashkohet ekipit të Arben Vitisë për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Reçica në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka lënë të nënkuptohet se kandidat i VV-së për të parin e Prishtinës është Arben Vitia, i cili aktualisht mban pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
“Me dy javë po e nisi tregimin tem qe po i bashkohem super ekipit të z. Arben Vitia për kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës. Ne zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV për asamble komunale. Pasi që bagazhi jem ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jom përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve”, shkroi Reçica.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka shpallur asnjë kandidaturë për kryetar të komunave në Kosovës.