Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e kandidatëve për Bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.
Në mesin e emrave të cilët Qeveria i ka propozuar që të jenë pjesë e këtij Bordi, është edhe Nazmi Mikullovci, i cili është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.
Mikullovci ka qenë kryesues i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndër të tjera, ai kishte qenë pjesë e listës zgjedhore të VV-së në zgjedhjet nacionale të mbajtura në vitin 2010, ku garonte me numrin 40 në listë, por që nuk kishte arritur të merrte votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Bashkë me Mikullovcin, Qeveria ka propozuar për t’u bërë anëtarë të këtij Bordi edhe shtatë persona të tjerë.
Emrat të cilat qeveria ka propozuar për t’u bërë anëtarë të këtij bordi janë si vijon:
Nazmi Mikollovci
Suzana Dautaj
Mentor Hyseni
Vjollca Jashari
Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj,
Halim Muqolli,
Avni Ajdini