Premtimin për sjelljen e një treni në qytetin e Mitrovicës, Agim Bahtiri duket se tani e ka realizuar.
Sot gjatë ditës, qytetarët kanë parë një tren duke parakaluar në sheshin e qytetit, shkruan Jepi zë.
Në këtë mjet transportues dhe argëtues është parë edhe kryetari Bahtiri nën shoqërimin e fëmijëve dhe qytetarëve tjerë.
Ndryshe Bahtiri kishte premtuar se trenin do ta sjell në Liqenin Akmulues, ndërsa përmes këtij mjeti transportues do të barteshin qytetarët në këtë pjesë.