Pavarësisht mundësisë së infektimit edhe pas marrjes së dy dozave të vaksinën anti-Covid, mbrojtja e organeve vitale siç janë mushkëritë është goxha e madhe.
Sipas klinicistit dhe pulmologut Shpëtim Thaci, pacientët e vaksinuar por që janë infektuar më pas me COVID-19, kanë pasur simptomtolagji tejet të lehtë dhe nuk kanë hasur në pneumoni të rënda dhe telashe të tjera në mushkëritë e pacientëve të imunizuar.Teksa shton se prej periudhës kur ka nisur procesi i imunizimit në Kosovës, asnjë pacientë të vaksinuar të cilët janë infektuar më pas me virus, nuk e ka referuar për hospitalizim për shkak gjendjes së mirë.
I NGJAJSHËM VAKSINA I RUAN MUSHKËRITË NGA COVID-19 Ndonëse, ata që janë prekur nga virusi dhe nuk kanë marr me asnjë dozë të kurës , kanë pësuar komplikime të ndryshme, sikurse në mushkëri ku kanë përfunduar në spital për trajtim.Për, pulmologun Thaci kjo është rëndësia e vaksinës e cila ndikon në shpëtimin e jetës.Kurse gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 17, 332 vaksinime, numër rekord ky prej që kur ka nisur fushata e imunizimit masive nga mesi i qershorit, teksa në total janë administruar 445.650 doza.