Ministria e Shëndetësisë thotë se në Kosovë janë vaksinuar disa shtatzëna, deri sa ekspertët potencojnë se praktikat në botë kanë treguar që vaksinimi tek gratë shtatzëna dhe ato gji dhënëse nuk ka treguare fakte negative.
Disa shtete të botës përfshirë edhe Britaninë e Madhe kanë vendosur që të vaksinojnë edhe gratë shtazëna.
Në Kosovë nuk ka pasur debate në nivel ekspertësh. Kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve të Kosovës Shefqet Lulaj thotë se shtatzënët duhet të vaksinohen.
“Unë jam i mendimit që edhe gratë shtatzëna duhet të vaksinohen pasi përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha se ndonjë infektim eventual i shtatzënave”, tha Lulaj në RTV Dukagjini.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në Kosova ka raste të vaksinimit të shtatzënave dhe grave gjidhënëse.
“Janë dhënë rekomandimet që të ndiqen praktikat e shteteve tjera ku rekomandohet vaksinimi i shtatzënave në rastet kur përfitimet e vaksinimit janë më të mëdha se rreziqet”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vaksina nuk ka efekte të dëmshme te shtatzënat.
‘Në botë janë vaksinuar shumë shtatzëna dhe deri më tani nuk është regjistruar ndonjë efekt i dëmshëm i shtatzënës. Nuk rekomandohet të bëhet shtyrja e shtatzënisë ose shtyrja e saj për shkak të vaksinimit”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gratë gjidhënëse që kanë marrë vaksinën anti-Covid janë gjetur antitrupa edhe te foshnjat që ushqehen me gji.