Drita është rikthyer në stërvitje pas pushimit pesë ditor pas ndeshjeve në garat evropiane.
Por pas një paraqitje të jashtëzakonshme në një stadium si ai De Kuip në Roterdam, skuadra gjilanase është rikthyer në realitet.
Edhe pse kanë investuar duke sjell emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, këta yje të Dritës kanë stërvitur në një stadium dhe fushë skandaloze si ajo në qytetin e Gjilanit.
Kanë shkuar vite tanimë kur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë filluar punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan, punime që shkojnë në shpejtësinë e hapave të breshkës.
Gjithsesi adhuruesit e futbollit në Gjilan, tifozët e Dritës, Intelektualët dhe ata të Gjilanit, Skifterat do të vazhdojnë të vuajnë më së shumti neglizhencën e MKRS-së për stadiumin e Gjilanit.
Edhe në edicionin e ri që pritet të filloj në fund të muajit gusht, kushtet në stadiumin e qytetit në Gjilan janë skandaloze, apo thënë troç më të vështirat nga çdo terren i Superligës.
Si Drita ashtu edhe Gjilani kanë në radhët e veta lojtarë fantastik dhe bëjnë lojë spektakolare, por që në kushtet momentale të stadiumit të qytetit, humb edhe bukuria e lojës së futbollit.
Urojmë që MKRS të bëjë diçka më shpejtë në mënyrën që të përshpejtohen punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan, pasi ky qytet njihet si qytet i futbollit me tifozë të flaktë.
Sa i përket stërvitjeve të Dritës, trajneri Ardian Nuhiu ka pasur sot në radhët e veta edhe dy top transferimet, Rron Brojën dhe Agim Zekën.