Ardita Ukshini ka vendosur të bëhet pjesë e ekipit tim për zgjedhjet lokale të tetorit. Me profesion është ekonomiste, ndërsa si një e re e vendosur dhe energjike, Ardita është edhe një afariste e sukssheshme e cila udhëheq biznesin e saj privat.
Ardita rrjedh nga një familje atdhetare e cila dha kontribut të çmuar për çështjen kombëtare në rrethana të rënda për vendin për të vazhduar me luftën çlirimtare dhe humanizmin pas luftës kur familjet shqiptare kishin dalur të shkatërruara ekonomikisht. Kjo traditë humane vazhdon sot e kësaj dite.
Gjilani ka shumë femra të guximshme, afariste të suksesshme dhe profesioniste të dalluara, ndërsa kandidatura e Arditës thotë shumë për femrat në biznes, për aktivizimin e tyre në interes të Gjilanit dhe qytetarëve, si dhe përkrahjen më të madhe institucionale.
Me një ekip çfarë mëtojmë ta krijojmë, jam shumë i bindur se suksesin e kemi të garantuar për faktin se lista jonë do të jenë më unikja dhe më profesionalja.
Arditës suksese dhe bashkë dalshim faqebardhë!
NG