Këngëtari serb Goran Bregoviç, pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë.
Organizatorët të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë ‘kulmin e atmosferës’ natën kur do të këndojë Bregoviç, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb.
Por kjo nuk është hera e parë që Bregoviq vjen në Shqipëri. Ai kishte qenë ne kryeqytetin shqiptar edhe vite më parë.
Këngëtari serb, ishte përcjellë me ovacione të gjata pas koncertin që e kishte mbajtur në Tiranë, sidomos pas këngës së fundit, “Kallashnikov”.
I fituar nga Edi Rama, aso kohe kryebashkiak i Tiranës, sot kryeministër, Bregoviqit, Rama ia kishte dhuruar edhe “Çelësin e Tiranës”, gjë që kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha të mëdha te shqiptarët.
“Edi Rama këndon dhe vallëzon me Kallashnikovin serb: Shikoni se si Bregovici e kalli Tiranën”, raportohej atë kohë në mediat serbe.
Videon e tij mund ta ndiqni në këtë LINK
Ndryshe, lajmi se Bregoviç pritet të performojë në Korçë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare dhe këngëve të tij që janë cilësuar si inspirim i ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë.