Endrit Osmani ka vendosur ti bashkohet ekipit tim për zgjedhjet lokale. Endriti do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan nga radhët e AAK-së.
Ka mbaruar Specializimin në Logopedi, aktualisht punon si Operator i SISH-it në Ambulanten kryesore në Gjilan.
Endriti është një i ri profesionist me plot ide. Ai e pasuron listën tonë garuese.
Gjilani si kryeqendër e Anamoravës do të jetë i zhvilluar dhe modern, Aleanca e ka dëshmuar se mundet, prandaj listës sonë po i bashkohen të rinj nga familje të mëdha e të vjetra gjilanase.
Jemi kujdesur që lista jonë të përbëhet nga njerëz me profesione të ndryshme, domethënë gjithëpërfshirëse.
E kemi dëshmuar se mirëqenien e qytetarëve e kemi përnime!
Urime Endrit!
NG