Edhe “Intelektualët” kanë reaguar lidhur me festivalin e birrës që do të mbahet në Korçë, shkruan Zeri.info.
Kjo thirrje vije pasi në këtë festival është planifikuar që të përformojë këngëtari serb, Goran Bregoviq.
Mes tjerash, “Intelektualët” kanë shkruar se personat që marrin pjesë në këtë festival, nuk do të jenë të dëshiruar në qytetin e Gjilanit.
Reagimi i plotë nga “Intelektualët” (pa ndërhyrje):
“Reagim nga Intelektualët në lidhje me Bashkinë e Korçës dhe agjendën e planifikuar për festivalin e birrës.
Bashkësia e Korçës nëse nuk është e njoftuar mbi të kaluarën e këngëtarit serb duhet të ketë parasysh disa fakte që janë te lidhura ngushtë me historinë e kombit Shqiptar, e më saktë ne luftën e fundit në Kosovë “nxitjen” qe pikërisht këngëtari në fjalë e kishte bërë, a thua vallë sa persona janë vrarë, zhdukur ? A thua sa çetnikë janë frymzuar nga këngët e tij ?
Intelektualët 1998 bëjn thirrje publike për ndalimin e “Festivalit të fyerjes”, ose në të kundërten të gjithë ata që marin pjesë në këtë festival nuk do të jenë të dëshiruar në qytetin tonë, aty ku mbizotron atdhedashuria dhe ideali.
Ne nuk harrojmë, gjaku i dëshmorve është i shenjtë dhe ashtu do të mbetët përgjithmonë.
Me respekt.
Intelektualët 1998
Gilan”.