Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitar në hyrje-dalje të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Jarinje, kolonat janë 2500 metra, ndërsa te Dheu i Bardhë 400 metra.
Në Merdarë pritjet janë rreth dy orë në hyrje dhe po aq në dalje.