Sot në lokalet e Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan Kapiten Allard ndërlidhës i KFOR-it Amerikan me Policinë e Kosovës vizitoi DRP në Gjilan dhe u pritën nga Nënkolonel Shaban Azizi zëvendës drejtor në DRP Gjilan.
U vlerësua se bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës Drejtoria Rajonale në Gjilan dhe KFOR-it amerikan, vazhdon të jetë në nivel shumë të kënaqshëm.
Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in amerikan janë të përkushtuar për një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës.