ë
Toka ka të ngjarë të ngrohet me 1.5 gradë celsius deri në një dekadë më herët nga sa pritej më parë, paralajmëroi një raport i Kombeve të Bashkuara.Shkencëtarët kishin pritur që temperaturat të rriteshin me 1.5 celsius mbi nivelet para-industriale midis 2030 dhe 2052, por tani besojnë se kjo do të ndodhë midis këtij viti dhe 2040.
Raporti më i madh ndonjëherë në botë për ndryshimet klimatike tha gjithashtu se një rritje e niveleve të detit prej rreth 2 metrash deri në fund të këtij shekulli ‘nuk mund të përjashtohet’. Ajo vjen pasi valët rekord të të nxehtit, zjarret dhe përmbytjet goditën vendet në të gjithë botën.
Muajin e kaluar Evropa Perëndimore me përmbytjet më të këqija në dekada, duke lënë më shumë se 180 njerëz të vdekur pas reshjeve të mëdha që goditën Gjermaninë, Belgjikën, Luksemburgun, Zvicrën dhe Holandën.Një valë e nxehtë vrau qindra njerëz në bregun perëndimor të SHBA dhe Kanadasë në fillim të kësaj vere, ndërsa më shumë se 300 u vranë dhe gati 13 milion të tjerë u prekën nga përmbytjet që përfshinë rajonin në fund të korrikut.Zjarret e egra kanë goditur gjithashtu Greqinë këtë javë, duke detyruar evakuimin e më shumë se 2,000 njerëzve ndërsa vendi përballet me valën e tij më të keqe të nxehtësisë për 30 vjet. Shenja 1.5 celsius konsiderohet të jetë pika ku ndryshimet klimatike bëhen gjithnjë e më të rrezikshme.
Marrëveshja e Parisit 2015 për ndryshimin e klimës i detyroi vendet të kufizojnë ngrohjen në 1.5 gradë Celsius, por ato tashmë janë rritur me 1.2C.Pikat kyçe të raportit të OKB:-Temperatura globale e sipërfaqes së planetit ishte 1.09 °C më e lartë në dekadën mes 2011-2020 sesa mes 1850-1900.-Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850-Shkalla e fundit e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me 1901-1971-Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi” (90%) shtytësi kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i uljes së nivelit të akullit në detin Arktik.-“Është praktikisht e sigurt” se ekstremet e nxehta përfshirë valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa ekstremet e ftohta janë bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda.Rritja e vazhdueshme e nivelit të detit është e pakthyeshme për shekuj të tërë.