Ky është postimi nga Imran Haziri:
Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirë,
Të nderuar bashkëqytetarë nga Lagjja e VIII-të,
Gjithmonë, në jetën time, jam munduar që ta ndërtojë karrierën time në mënyrë profesionale, me integritet të lartë akademik, me një kulturë të pastër angazhimesh për të mirën e familjes, rrethit dhe mbarë shoqërisë. Përgjatë këtyre viteve kam kaluar shumë sfida, duke marrë përgjegjësi shtesë në jetën private e publike, duke u angazhuar në biznesin tim privat, si dhe angazhimin tim politik në disa pozita siç janë: kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Lagjën e 8-të, delegat i lagjës, dhe si ish nënkryetar i Forumit Rinor të LDK-së në degën e Gjilanit.
Të dashur bashkëqytetarë,
Jam i nderuar dhe shumë i privilegjuar t’ju njoftojë se unë, duke besuar në thirrjen e kryesisë së lagjës së familjes politike të LDK-së, do të jem kandidatë për Asamblenë Komunale të Gjilanit për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Me besimin në Zot, familje dhe shoqëri, zotohem se do të jem zëri i arsyes dhe fuqisë suaj, për t’i trajtuar problemet dhe hallet e lagjës sonë dhe të gjithë bashkëqytetarëve të Gjilanit.
Pranova këtë nomimin, ngase, të jesh përfaqësues i qytetarëve, është besim dhe nder për të cilën zotohesh për të ndërtuar të mirën publike si klauzolë e përbashkët ideore. Ndërtimi i karrierës time politike në Lidhjen Demokratike, është vlerë e ndërtimit të një kauze të përbashkët si zë i arsyes, dhe përfaqësimit të vlerave të pastërta demokratike për një shoqëri të shëndoshë dhe funksionale.
Unë, Imran Haziri, betohem në Zot e Atdhe, që do të jem bashkë në çdo betejë, çdo kërkesë e çdo ide. Jo, si stagnim në tavolinë, por, si përparim në letër, e jetësim në terren. Komuna e Gjilanit, i meriton njerëzit më të mirë në përfaqësim, të cilët indikator kryesorë kanë përvojën, angazhimin e idetë e pastërta intelektuale për fëmijët, rininë e të moshuarit.
Bashkë, me besimin e dhënë, Gjilani do të vazhdojë të jehojë ndritshëm, me zërin tuaj përfaqësues, me një unitet të përbashkët, për të mirën e përgjithshme publike, si interes i vetëm, për të cilin ju do të ndiheni krenar për besimin e dhënë.
Qofshim faqebardhë, e na priftë e mbara!?