Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica ka prezantuar sot kandidatin e radhës për Kuvendin Komunal, Labinot Arifi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Gagica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Labinot Arifi i bashkohet vizionit të Aleancës dhe ekipit tim si kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan.
Komuna jonë ka shumë nevojë për inxhinier profesionist si Labinoti, i cili rrjedh nga një familje intelektuale dhe e respektuar. Ai është vlerë e shtuar në listën tonë për zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.
Cërnica do të përfaqësohet fuqishëm me Labinotin në Kuvendin Komunal. Cërnica e njeh mirë qeverisjen e Aleancës sepse ka përjetuar investime në kohën e saj.
Po e bëjmë një listë profesionale dhe parimore sepse e duam Gjilanin!
Urime Labinot!
NG