Aktivist i kahershëm i Aleancës, Enis Syla nga sot është pjesë e ekipit tim “Aleanca me qytetarët” si kandidat për Kuvendin Komunal në Gjilan.
Enisi ka mbaruar fakultetin e Gjuhës Angleze. Garës për Kuvendin Komunal i ka hy me idenë e ndryshimit të politikave për rininë gjilanase.
Mirësjellja, pozitiviteti dhe idetë e bëjnë Enisin kandidat serioz dhe të nevojshëm për organin më të lartë të Komunës.
Lista jonë i ka dhënë hapësirë përveç laramanisë profesionale, edhe grupmoshave të ndryshme, prandaj është listë që rikthen shpresën tek qytetarët.
Urime dhe suksese Enis!
NG