Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar Leonora Morina Bunjakun si kandidate për kryetare të Gjilanit.
Prezantimin e saj e ka bërë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se kandidatja e tyre ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet.
Postimi i tij:
Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit.
Ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet.
Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.
Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen tonë të parezervë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan.