Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka komentuar rikandidimin e Agim Bahtirit për kryetar të Mitrovicës.
Gashi ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje për zyrtarizimin e kandidaturës së Bahtirit.
“Turp e marre”, ka shkruar Gashi mbi njoftimin e partisë ku u njoftua se Këshilli i Qendrës së VV-së në Mitrovicë sot zyrtarisht votoi Agim Bahtirin, kandidat për Kryetar të kësaj komune.