Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë infektuar edhe 1 mijë e 370 qytetarë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 1 mijë e 370 qytetarë të infektuar, 169 prej tyre janë të moshuar.
Prej grup moshës 60-69 u infektuan 133 qytetarë.
47 qytetarë u infektuan të grup moshës 70-79, teksa 9 të tjerë të grup moshës mbi 80-vjecare.
Njoftimi i plotë:
14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815.