4 viktima dhe 1 mijë e 96 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërsa, 109 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tregojnë se 332 të infektuar janë të moshës 20-29 vjeçare, 210 të moshës 30-39 vjeçare, 173 të moshës 40-49 vjeçare, 142 janë të moshës 50-59 vjeçare, 74 të moshës 60-69 vjeçare, 29 të moshës 70-70 vjeçare ndërsa 6 persona janë mbi 80 vjeç.