Familjar, miq, bashkëvendës të mi
Zhegran e bashkëqytetarë të mi Gjilanas.
Pas një analize dhe vlerësimi të kërkesës së pandërprerë të familjarëve, miqve, e bashkëveprimtarëve me të cilët kam rrugëtuar bashkë me sfidat e jetës si dhe veprimtarisë sime jetësore, kombëtare, profesionale, intelektuale, institucionale e publike, kam vendosur t’i hyj garës për këshilltar komunal në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale të Gjilanit.
Ata që më njohin e dinë se gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë sime personale dhe familjare, angazhimi im ka qenë me synim në një objektivë:
– E mira e përgjithshme për vendlindjen, zonën, komunën, bashkëvendësit, bashkëqytetarët si dhe Shtetin e Kombin në përgjithësi.
Vendimi im nuk ka qenë i lehtë duke pasur parasysh realitetin që po jetojmë.
Por duke besuar në ju me të cilët kam frymuar e vepruar përgjatë gjithë jetës sime, si dhe duke besuar fuqishëm në parimet dhe vlerat tuaja mbi të cilat udhëhiqeni gjithmonë, besoj se do të arrijë synimin e përbashkë, që unë të vazhdoj misionin dhe pasionin tim për shërbim, deri në energjinë e fundit, për Të Mirën e Përgjithshme pa dallim.
Besimi juaj në mua është nder e privilegj për të vazhduar angazhimin tim.
Por më shumë se aq, besimi juaj në mua është obligim shumë i madh dhe përgjegjësi shumë e lartë sepse para politikës, insistoj të jem deri në frymën e fundit me nder dhe ballëhapur para jush për fjalën e dhënë.
Vazhdojm tutje së bashku.
Zoti ju bekoftë të gjithëve me begatitë hyjnore të tij!