Qeverisja aktuale në Gjilan ka dështuar në shumë sfera, prandaj kjo qeverisje duhet ndërruar sa më shpejt, kështu është konstatuar nga konkluzionet e nxjerra në debatin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, e cila ka paraqitur punën e të gjitha dikastereve të qeverisje lokale të Gjilanit dhe ka marrë edhe mendimin e qytetarëve. Në këtë eveniment kanë marrë pjesë përveç asamblistëve komunal të LVV, po ashtu edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Rajoni i Anamoravës, anëtarë dhe aktivist të LVV, përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues të Komunitetit të Biznesit, përfaqësues të Shoqatave të ndryshme, përfaqësues të medieve të shkruara dhe elektronike dhe qytetarë të rëndomtë komunës së Gjilanit.
Moderatori, Fehmi Sylejmani, njëherësh edhe këshilltar komunal në Asamblenë Komunale të Gjilanit, ka thënë se debati ka për qëllim që të qet në pah zhvillimet në komunë, që e kanë përshkruar këtë qeverisje gjatë këtij njëvjeçari, pastaj nxitja, motivimi dhe respekti për të gjitha grupet e interesit e veçanërisht për vetë qytetarët e Gjilanit si kundër rekomandimet, konkluzionet dhe alternativet e mundshme se si duhet punuar dhe vepruar në të ardhmen e Besa Baftiu, kryetare e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka thekura se në Gjilan pati premtime, por jo edhe rezultate. Sipas saj, tash e tri vite në Gjilan nuk ka ndryshuar asgjë për të mirë, kurse premtimet dolën të jenë mashtrime. Sipas saj më shumë ikën investitorë se sa që erdhën, nuk ka gra në udhëheqje komunale, nuk u largua lloqi e qytetarët i mbyti bërlloku. Dhe se Gjilani ka nevojë ndryshim.
Nevzad Isufi, shef i këshilltarëve të VV-së në Asamblenë Komunale, në mënyrë të thuktë ka prezantuar një vlerësim të punës së kuvendit dhe qeverisje aktuale duke shtuar se shumë premtime nuk u realizuan si: biblioteka, salla te Haxhajt, Shkolla e Muzikës, shkolla të tjera, terrene sportive, ura, zonat industriale, lumeje Mirusha e Stanishorka, impianti, ndërtesa e administratës, varrezat dhe se ato që u realizuan janë minore në krahasim me ato që nuk u realizuan. Kjo qeveri gjithnjë e më tepër ka ardhur duke e ulur transparencën duke u bërë krejtësisht e mbyllur, si për anëtarët e Kuvendit ashtu edhe për qytetarët. (shembulli i Ekohigjienës).
Krenare Latifi – Kqiku, ka thënë se kthimi i dy drejtorive komunale paraqet problem për buxhetin, Sipas saj pati dështim në kornizat buxhetore, rrugët e përfunduara u riparuan edhe një herë, derisa Arjeta Rexhepi, këshilltare komunale tha se po ngrenë shtat ndërtimet e larta dhe pa leje, ka prona të uzurpuara dhe për to kurrë nuk u mor përgjigje, pastaj pati këmbime selektive të pronave e në Kuvend u bënë shkelje të rregullore të punëve.
Mësuesja Ardhmërie Jakupi, ka pohuar se qeveria lokale nuk qau kokën për arsimin, por u angazhua për rehabilitimin e militantëve. Sipas saj shkollat janë pa mjete të konkretizimit, pati përzgjedhje të nxënësve me zarfe, mbi 30 punëtorë me kontrata në vepër e regjistrime jashtë konkursit publik dhe për të gjitha këto Pisa është dëshmia më e mirë. Sipas mjekes, Mirevete Kurteshi, në Gjilan pati një buxhet të varfër shëndetësor, pati mungesë të inspektorëve sanitarë dhe nuk u ndërtua as edhe një shtëpi për të moshuarit.
Aktori Ramadan Kurti, foli për shumë mangësi në kulturë, që tha se është sektor i politizuar, ka monopole, nuk ka një galeri, organizohen ekspozita pa kurrfarë vlere e nga gjashtë ansamble muzikore sa i ka Gjilani përkrahet vetëm njëri. Ish- futbollisti Nehat Osmani,njëherësh nënkryetari i parë i LVV në Gjilan, ka thënë se në Gjilan u shua drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte dhe kultura e sporti u lanë në bisht të listës. Gjilani nuk i shpalli as sportistët më të mirë, kurse nuk u investua as në stadium, ngase dihet se ai është investim i paqëndrueshëm.
Në këtë debat ka zënë vend edhe Lugina e Preshevës, ngase shumë banorë nga kjo anë jetojnë në Gjilan dhe të cilët pa dokumente mbetën as në Kosovë e as në Serbi. Muhamet Rexhepi, ka theksuar se Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është jofunksionale dhe se ajo është hapur vetëm për konsum politik, përkatësisht për marrje votash, gjë që i ka irrituar tejemase ata banorë të kësaj ane.
Këtë debat e ka përshëndet edhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Sami Kurteshi si kundër edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vitia, prof.Sali Salihu, ndërsa deputeti tjetër Ismajl Kurteshi, ka thënë se të gjitha çështjet që janë ngritur në këtë debat nuk janë kritika, veçse janë gjëra reale që kanë ndodh dhe janë të dukshme për secilin qytetarë.
Me komente , vërejtje, shqetësime,brenga dhe ide në këtë debat kanë kontribuar edhe Shaban Terziu, nga shoqëria civile, qytetarët gjilanas Driton Sylejmani, Musli Zymberi, Ridvan Ramadani, Zyrafete Musliu, Agron Brestovcie të tjerë.
Në fund të këtij debati organizatori ka nxjerr disa konkluzione, të cilat në vijim do të paraqesim.
1. Projekte që nuk janë realizuar, madje disa as që kanë filluar
2. Projekte të kryer pas afatit të paraparë
3. Projekte të realizuar më cilësi të dobët
4. Premtime të shumta të parealizuar
5. Udhëheqësit e drejtorive dhe komiteteve përkatëse me përformancë të dobët
6. Papunësia dhe korrupsioni
7. Mos transparenca dhe papërgjegjësia e organeve më të larta komunale
8. Politizim i skajshëm në punësime
9. Shuarje e dy drejtorive- dështim total
10. Buxhet jo transparent në shpenzime
11. Mbeturinat kanë vërshuar qytetin
12. Ekohigjiena me probleme
13. Hartime të planit rregullues për interesa personale
14. Prona komunale të uzurpuara, nuk publikohen uzurpatorët
15. Ndërtime të larta pa leje
16. Shëmtim dhe kaos urbanistik
17. Mungesë e transporti urban
18. Cilësi jo e kënaqshme në arsim
19. Politizim në arsim
20. Punësime me kontrata në vepër, praktikë e këtij pushteti
21. Shkelje drastike e ligjit në pranim të kuadrit të ri arsimor
22. Paneli Intervistues në arsim jo profesional
23. Hapje të paraleleve në shkollën e mesme të mjekësisë jashtëligjshëm
24. Buxheti i varfër për shëndetësinë
25. Mungesa e mjeteve të punës në sektorin e shëndetësisë
26. Larg shërbimeve të mira dhe të duhura në shëndetësi
27. Mungesa e aparaturës digjitale në mjekësi
28. Mungesa e kontrollimit të ushqimeve, vetëm një inspektor sanitar
29. Politizim i skajshëm në kulturë
30. Keqpërdorime dhe favorizime për shoqata përkatëse në kulturë
31. Teatri edhe më tej me probleme të mëdha
32. Mbështetje jo e mjaftueshme për sportistë
33. Sporti pa vizion
34. Degjenerim i të rinjve, komuna nuk qanë kokën
35. Asfaltimi i rrugëve mbi baza partiake
36. Asfaltimi i rrejshëm i rrugëve
37. Ujërat e zeza edhe më tej të pazgjidhura
38. Lumi Mirusha veç ka filluar, është deshtë kaherë të përfundojë
39. Tokat pjellore janë shpall zonë industriale
40. Mungesa e pajisje së dokumenteve të identifikimit për banorët e ardhur nga Lugina e Preshevës
41. Jo qytetarë pasiv, por aktiv
42. Ikje e të rinjve për shkak të mos-perspektivës
43. Gjilani ka nevojë urgjentisht për ndryshime