Pesë persona janë rrahur mes vete në Gjilan duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.
Ata kanë marrë edhe trajtim mjekësor, ka njoftuar Policia e Kosovës.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan, 14.08.2021 – 22:45. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt