Organizimi i dasmave pritet të ndalohet pas datës 20 gusht.
“Jepi Zë” ka marrë vesh se pronarët e sallave të dasmave janë udhëzuar që t’i anulojnë të gjitha rezervimet pas kësaj date.
Pronarët e disa sallave tashmë kanë filluar t’i njoftojnë dasmorët se pas 20 gushtit dasmat janë anuluar.
Ministri Arben Vitia sot ka mbledhur ekipin e tij dhe pritet që të vendosen masa të reja për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive.
Sot në Kosovë janë regjistruar 5 viktima dhe 1 mijë e 765 raste të reja.