Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit te Kosovës Prof. Dr. Hysen Sogojeva i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Estradës në kuadër të OHTK-së z. Afrim Muçiqi dhe Driton Hoti, Drejtor i Departamentit te Sallave te Darsmave, sot kanë mbajtur një takim me ministrin e shëndetësisë z. Arben Vitia.
Ky takim kishte qëllim kryesor diskutimin rreth gjendjes pothuajse alarmante të krijuar së fundmi me ngritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.
Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e OHTK-së u zotuan që do të mundohen të gjejnë një mundësi që pa u dëmtuar askush dhe duke respektuar masat të arrihet deri tek zvogëlimi i sërishme i numrit të të infektuarve me këtë virus.
Në këtë takim u vendos si në vijim:
Që gastronomia dhe hoteleria në përgjithësi të punojnë deri në ora 22:30,
Që në sallat e dasmave të ketë më së shumti 150 persona,
Pronarët e e sallave të dasmave janë të obliguar të caktojnë një person i cili do u kërkoj të ftuarve njërën nga dëshmitë: testin negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë ose dëshminë që personi është vaksinuar së paku me dozën e parë të vaksinës.
Restorantet ditore, kafiteritë, hotelet dhe lokalet tjera të ngjashme të punojnë deri në 22:30,
Ne qendrat tregtare është obligative mbajtja e maskës si dhe mund të punojnë deri në ora 22:30,
Nuk ka kufizime të lëvizjes.
Nga data 20.08.2021 hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet, grumbullimet, tubimet masive, të cilat anë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, ose dëshminë që janë negativ për COVID-19.
Ky vendim hyn në fuqi më 20.08.2021 dhe vlen deri më datën 01.09.2021.
Ministri Vitia dhe përfaqësuesit e OHTK-së u pajtuan se do të vazhdojnë takimet dhe do të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe secili hap do të merret bashkërisht, ata po ashtu u pajtuan se nëse pas datës 01.09.2021 bije numri i të infektuarve atëherë masat lirohen sërish dhe e kundërta.
#vaksinohu
#ruajeshëndetin
#tëvazhdojmëpunën