Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po kërkon edhe një mandat në krye të Komunës së Gjilanit. Mirëpo, këtë mandat ai synon ta fitojë pa bërë fare fushatë zgjedhore.
“Për herë të parë po e them tani, meqë jam më vajzat, se kam për të bërë zgjedhje pa fushatë”, tha Haziri.
“Kjo vjen pas asaj që qytetarët e Gjilanit më kanë dhënë privilegjin dhe nderin që ta kem një vlerësim pozitiv dhe mas këtij shërbimi, unë do t’i bëjë zgjedhjet pa fushatë”, theksoi ai në ATV.
Por pse mori ai një vendim të tillë?
“Krejt, të gjitha ato që unë mendoj që mua më bien në përgjegjësi, përveç PR-it dhe rrjeteve sociale që i bën LDK-ja si parti, të tjerat mjete që unë kam planifikuar eventualisht që kam menduar me i nda për fushatë si kandidatët e tjerë kam menduar që këto mjete t’i dërgoj te një familje në nevojë, me i ndërtua një shtëpi ose me ia ble një banesë dhe mos me harxhua për fushatë sepse këto fushata janë të mërzitshme dhe të shtrenjta”, tha ai.