Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të japë dorëheqje të parevokueshme.
Zemaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Vitia duhet të japë dorëheqje si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Situata është alarmante!
Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19