Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të implementimit të masave anti COVID – 19 të caktuara nga Qeveria e Kosovës si dhe planin Operativ “Siguria në trafik” dhe prania ma e madhe në teren me qëllim të preventimit nga aksidentet në trafik është shtuar numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri i kontrollimeve të mjeteve në përgjithësi por edhe i atyre të transportit publik të udhëtareve.
Policia e Kosovës gjatë kontrolleve në njëzet e katër orët e fundit ka shqiptuar gjithsej 210 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, janë konfiskuar tri (3) motoçikleta, si dhe me masë të ndalesës janë marrë dy patentëshofer.
Për mos respektim të masave anti COVID-19, në gjithë zonën e përgjegjësisë në Rajonin e Gjilanit janë shqiptuar gjithsej 54 gjoba kundërvajtëse, përfshirë këtu edhe kontrollet e mjeteve të transportit publik.
Marrë parasysh numrin e rritur të rasteve të të infektuarve, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të iu përmbahen dhe respektojnë masat dhe vendimet e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të shëndetësisë .
“Masa të parapara me ligj do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që hasen duke mos i përfillë dhe respektua vendimet e qeverisë”, thuhet në njoftimin e policisë.