“Aktivistët nuk paguhen, jo sepse nuk kanë vlerë, por sepse nuk ka çmim që i paguan për kontributin e tyre.”
Aktiviteti im shumëvjeçarë ka qenë gjithmonë në të mirë të vendit tonë, së bashku ne vepruam për çdo nevojë.
Tani më lejoni të ju njoftoj se kam marrë vendimin nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan, që të jem pjesë e ekipit fitues të Alban Hysenit dhe të kandidoj për Asamblenë Komunale të Gjilanit, i deleguar nga Zhegra ime. Do të angazhohem qytetarë të mi për problemet që na shqetësojnë kaherë në vendin tonë. E rëndësishme është të më delegoni në Kuvendin Komunal që të mobilizohem në shërbim të komunitetit. Pra, ta shndërrojmë shoqërinë deaktive duke marrë rol aktiv ndaj problemeve, e jo duke ankuar në mënyrë pasive.
Me respekt,
I juaji
Prof.Valdrin Bajrami