Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët, fermerët dhe kalimtarët e rastit që me kujdes maksimal të sillen ndaj natyrës, pronës publike, e asaj private dhe të mos shkaktojnë zjarre sepse do të sanksionohen përmes institucioneve të shtetit dhe përgjegjësisë ligjore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se rastet e zjarrvënieve, janë të patolerueshme dhe do të inicohen në progurori dhe organe të drejtësisë me të vetmin qëllim për rend dhe rregull në mbrojtje të natyrës, pyjeve dhe pronës pa dallim.
“Zjarrvënia është shumë e pakuptimt për nekur fermerët djegin arat pas korrjes dë drithrave. Inicuesit e zjarreve do të sanksionohen nga organet e drejtësisë.
Tashmë e kemi rastin e Pogragjës që është duke u marrë prokuroria me te, sikur që edhe rasti i Stublinës do të procedohet për hetim në prokurorinë e shtetit dhe nuk tolerojmë shkatërrimin e pyjeve dhe hapësirës publike, sepse kështu shkaktohet rrezik i përgjithshëm dhe rrezik i jetës së qytetarëve. Rojet e pyjeve kanë detyrë ekzekutive që ti ruajnë me çdo mjekt dhe çdo kusht pyjet tona. Përkrahja e Komunës së Gjilanit dhe organeve të rendit është maksimale në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.