Mësimi në Kosovë duhet të shtyhet së paku për dy javë, e ndoshta pastaj do të përgatitemi edhe për mësimin online. Me këtë numër kaq të madh të rasteve me kovid19-delta, deri në 2236 raste e 8 vdekje, ku edhe shumë nxënës janë tani të prekur nga ky virus, nuk duhet të rrezikohet edhe më shumë shëndeti i qytetarëve.
Shqipëria me 522 raste e dy vdekje, sot vendosi për shtyrjen e procesit mësimor për dy javë, nga 13 shtatori me 27 shtator.
Ministria e arsimit këto 10 ditë deri në fund të gushtit dhe ato ndoshta 15 tjera të shtatorit duhet të përgatitet për vaksinimin e nxënësve nga mosha 16 e tutje, vaksinimin me nga një dozë të të gjithë personelit arsimor dhe përgatitjen për mësimin online me platforma unike, duke furnizuar shkollat me lloptop, projektor, pc dhe paisje tjera që do të jenë të gatshme për gjitha opcionet e realizimit të procesit arsimor.
Se gjatë pushimit veror në shumë situata ishte harruar se jemi në kohën pandemike, ndoshta nga vapa e ndoshta nga rutina, e shtatori përsëri shpejtë erdhi.??