Që nga futja e përgjuesve privat në Francë në vitin 2017, ata janë bërë një hit i madh.
Krahasuar me punonjësit e policisë që kalojnë pak më shumë se një orë në ditë në përgjues, personat privatë ngasin më shumë se pesë orë.
Ata janë në aksion 365 ditë në vit në të gjitha rrugët.
Individët privatë kanë Renault Megane, Volkswagen Passat dhe makina të tjera të cilat janë të vështira për t’u vënë re nëse nuk i shikoni vërtet me sytë e një skifteri.
Gjegjësisht, këto automjete kanë radarë të fshehur nën targat, dhe një aparat fotografik është në veturë, mbi tastierën qendrore.
Në Francë, më shumë se 385 përgjues privatë janë në veprim.
Përgjuesit regjistrojnë vetëm shoferët dhe të dhënat i paraqiten policisë, e cila shkruan gjobat.
Deri në fund të vitit, përgjuesit do të veprojnë në të gjitha pjesët e Francës, përveç Parisit, në jug të vendit dhe Korsikës, dhe nga viti 2023 do të jenë të përhapur në të gjithë vendin, raporton HAK.