Mësohet se 18-vjeçari që e humbi jetën në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në orët e hershme të mëngjesit, është Ali Zymberi nga Gjilani, djali i vetëm i familjes.
Policia e Kosovës ka njoftuar, po ashtu, se lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë, 27 e 24 vjeçar.
Mësohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Burincë të Gjilanit.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot, rreth orës 02:55 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore, i cili ishte në lëvizje dhe një automjet–kamionetë me targa vendore, i parkuar.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet–kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skaj rrugës kryesore.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A.Z (M/K), i moshës 18 vjeçar, (vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj), ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z (M/K) i moshës 27-vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjecar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin.