Shtatëmbëdhjetë qytetarë të Kosovës kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19. Kjo është njëra prej ditëve më tragjike prej përhapjes së pandemisë.
Shqetësues është edhe numri i infektimeve të reja. Vetëm gjatë 24 orëve janë shënuar 1 mijë e 67 raste të reja.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë bërë 7 mijë e 964 testime.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.
“Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467”, ka njoftuar IKSHPK.