Ky është postimi nga Isa Musliu:
Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!
Ju njoftoj se, ne këto zgjedhje për Asamblenë Komunale do jem pjesë e listës së LDK-së.
Pas konsultimeve të shumta me bashkëpunëtorë dhe mbështetës, si ish- Koordinator i Nisma-s në Gjilan, vendosa të marrë këtë hap që angazhimi dhe kontributi im tani e tutje të jetë në këtë subjekt politik.
Një gjë e tillë u bë e mundur falë mbështetjes së parezervë të Kryetarit, z. Lutfi Haziri, të cilin e falenderoj përzemërsisht.
Na priftë e mbara në këtë rrugëtim!
Me nderime,
Mr.Sc. Isa Musliu